Përmbytjet në Vlorë: Kontrolli i Lartë i Shtetit, auditim në disa institucione

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se objekt i këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.

Qyteti i Vlorës u përfshi nga përmbytje të mëdha pas reshjeve intensive që përfshinë vendin të premten (4 tetor), ndërsa 33 familje u evakuuan. Uji u tërhoq të dielën (6 tetor) nga shumë lagje dhe rrugët u bënë të qarkullueshme për këmbësorët dhe automjetet.

Shumë qytetarë pretendojnë për dëme të mëdha në banesa e biznese, teksa autoritetet vendore kanë deklaruar se pas vlerësimit të dëmeve do të jepen edhe dëmshpërblimet.

Sipas banorëve, shkak për përmbytjet u bë bllokimi i kanalit  që duhet të tërhiqte ujërat që, sipas tyre, nuk është pastruar prej kohësh.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com