240 oficerë sigurie në shkolla, ndërhyjnë për të zgjidhur problematikat

Roli i oficerëve të sigurisë në shkolla është i rëndësishëm për përballimin e sfidave të ndryshme, duke kontribuar në një ambient arsimor të sigurt. Nxënësit e përshkruajnë marrëdhënien me oficerët e sigurisë një mbështetje për të zgjidhur problematikat që shpesh lidhen me bullizmin.

“I drejtohem gjithmonë oficeres së sigurisë për çdo problematikë si bullizmi, ngacmimet që ndodhin në klasa dhe problematika të vogla që mund të shkojnë në gjëra të mëdha. Më shpesh janë debate që nisin në formë bullizmi që më pas agravohen që shkojnë në fyerje lëndime.”

“Flasim për predispozitat e lidhura me konsumimin lëndëve të dëmshme për nxënësit qoftë në ambientet e shkollës por dhe në afërsi. Për problematika dhe situate konfliktuale qoftë në zhargon të foluri, por edhe në disa raste më të agravuara.”

Xhesika Gremi, oficere e sigurisë në gjimnazin “Sami Frashëri” se besimi i nxënësve është rritur.

“Një nga problematikat që do të veçoja është bullizmi. Sepse vijon nga sistemi 9 vjeçar. Trendi i komunikimit të adoleshentëve ka ardhur në një mënyrë jo fort të duhur. Adoleshentët dashur pa dashur e dëmtojnë njëri tjetrin me fjalë.”,shprehet Xhesika Gremi, oficere sigurie.

“Për të gjitha këto problematika çdo gjë që adoleshentët mendon se duhet ta ndajë më dikë. Konkretisht në gjimnazin “Sami Frashëri” por edhe gjithë oficerët e sigurisë kanë krijuar një urë bashkëpunimi shumë të mirë me nxënësit.”

Në të gjithë vendin, në shkolla, aktualisht janë në total 240 oficerë, duke katërfishuar numrin e tyre krahasuar me vitin e kaluar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com