Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, dy persona të lënduar

Një aksident është regjistruar mesditën e së dielës në aksin Levan-Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga. Shkak është bërë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi.

Të lënduar lehtë kanë mbetur drejtuesi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet. Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Policia po heton për shkakun e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com