Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në takim me qytetarët, teksa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025.
Kreu i PS-së shprehet se do të ketë një angazhim kapilar në çdo qark të vendit.
Rama thekson se në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030.
“Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030për #SHQIPËRINË2030 #KrenarpërShqipërinë❤️ #VetëmPërpara➡️ #SHQIPËRIA2030“, shkruan kryeministri.
/a.r