Shënjestruan rebelët Huthi/ SHBA e Britania e Madhe kryejnë sulme ajrore në Jemen

Avionët amerikanë dhe britanikë goditën pasditen e kësaj të Premteje, dhjetëra objektiva të militantëve të grupit Huthi në Jemen. Shumica e sulmeve u kryen në qytetin port Hodeida, aty ku militantët pro-iranianë kanë bazat kryesore.

Sulme pati edhe pranë kryeqytetit Sana. Ato erdhën një ditë pasi militantët jemenitë goditën një dron ushtarak amerikan mbi Jemen dhe paralajmëruan përshkallëzimin e suleve kundër Izraelit.

Militantët Huthi kanë goditur me raketa kohët e fundit anijet izraelite dhe amerikane në Gjirin e Adenit. Sulmet e tyre mbështesin militantët aleatë të Hamasit dhe Hezbollahut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com