Aksident në autostradën Rrogozhinë- Lushnje, automjetet përplasen me njëra-tjetrën, përfundojnë në spital tre persona

Tre mjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë- Lushnje në afërsi të fshatit Golem.

Një mjet tip Porche Cayen ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës, ndërsa ka shkaktuar dhe përplasje me mjetin tip Toyota dhe një tjetër mjet tip Benz.

Tre të lënduar janë nisur drejt spitalit të Lushnjes ku po mjekohen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Lagështia në rrugë dhe prezenca e ujit kanë qenë shkaktarë të aksidentit të trefishte sipas burimeve nga policia.

Policia e qarkullimit në vendngjarje jo vetëm për dokumentimin e ngjarjes, por edhe për të disiplinuar trafikun e krijuar me radhë të gjata në autostradë në drejtim të Lushnjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com