Për herë të parë një grua, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda emëron në postin e rëndësishëm të venë e Dëshmorit të Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policise së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.

Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit.

Eshte hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.

Kujtojmë se Proda, ish-kryepolic i Elbasanit, mori një ditë më parë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe u prezantua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Gjatë betimit, Porda u shpreh duke thënë: “Në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com