Kush janë motrat Nikolli? Nga akuzat për Dumanin, tek lidhja me të penduarin tjetër të drejtësisë

Ka ndërruar jetë i riu Enea Themollari, icili u plagos nga shpërthimi në banesën e motrave Nikolli në Elbasan disa muaj më parë.

Prej 14 korrikut 26-vjeçari ishte në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë dëmtime të rënda kur nga shpërthimi i ra në trup dera e banesës.

Familjarët kanë njoftuar ndarjen nga jeta të të riut dhe bëjnë me dije se varrimi do të bëhet sot në orën 16:30.

Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

Alda Nikolli ka deklaruar në Prokurorinë e Posaçme se prej dy muajsh ka qenë e lidhur me Nuredin Dumanin dhe me këtë të fundit, edhe pse mbahet i izoluar ka patur komunikime të shpeshta përms “Skype”.

Ndërkohë motra tjetër, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin i cili u arrestua nga policia rreth një  vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.

‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Nikolli është bërë bashkëpuntor me drejtësinë ku dyshohet se ka zbardhur dhe porosinë e vrasjes qe ai ishte nisur ta kryente në qytetin e Vlorës, e po ashtu dhe disa vrasje të tjera të bujshme në vendin tonë.

Xhovana edhe pse Amarildo është në qelinë e 313 ka gjetur mënyra të ndryshme për t’i qëndruar pranë të dashurit të saj, duke dërguar dron gjatë momentin që ishte në ajrim, apo dhe duke shkuar ne burgun e 313 e veshur si nuse video të cilat janë edhe në profilin e saj në Tiktok.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com