Zjarri në Kuvend, ankohet Dashnor Sula: Faturuan 40 mijë lekë, karrige që kanë 15 vite që nuk ndërrohen

Deputeti demokrat Dashnor Sula në rubrikën “Opinion” në News24 tha se ligjvënësit e opozitës nuk duan kurrë të jenë në ato situate që janë krijuar, ndërsa akuzoi mazhorancën se po tregohet arrogante dhe nuk lejon që opozita të kryejë detyrat e saj.

“Ata duan që ne të shkojmë në Kuvend, të flasim aq sa duan ata, që të mos ngremë zërin, të marrim rrogën dhe kaq. Unë jam prej 20 vitesh në Kuvend dhe nuk mbaj mend asnjë rast kur deputetët e PS të jenë dënuar më shumë se 7 ditë kur kjo parti ka qenë në opozitë”, tha Sula.
Ai tha se edhe kjo mazhorancë, kur ishin në opozitë, kanë bërë akte të forta në Kuvend, nga vuvuzelat te bilbilat e mjetet e forta, por kurrë nuk ka pasur dënime të tilla.

“Kishte edhe në atë kohë, koka të nxehta që kërkonin të dënoheshin deputetët socialistë në atë kohë shumë më ashpër, por z. Berisha thonte se opozita vetëm fjalën ka”, tha Sula.

Ai u shpreh se disa kukulla në Grupin e PS-së, që përdoren si marjoneta, janë përdorur për të dënuar sot deputetë të PD-së me nga 40 ditë.
“Unë personalisht kam marrë një karrige e kam nxjerrë jashtë, ndërkohë Edi Paloka nuk ka qenë fare dhe është dënuar me 10 ditë.

Unë u dënova 40 ditë sepse nxorra karrigen jashtë. Edi Paloka as karrigen nuk ka nxjerrë, dhe u dënua me 10 ditë.

Unë u dënova se shurdhova nga veshët kolegët socialist, e kuptoni se çfarë thuhet”, tha Sula.

Në vijim deputeti demokrat tha se sot një karrige faturohet 40 mijë lekë të reja, ndërkohë që ka 15 vite që përdoret.

“Duan të vjedhin edhe me çmimin e karrigeve. Janë karrige që kanë 15 vjet që përdoren dhe sot e nxjerrin me çmimin 40 mijë lekë”, tha Sula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com