“Nuk kemi kryer vepër penale”, Zhupa: Mandatin si deputet nuk na e heq dot Rama dhe Bushka

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur se opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet derisa të arrihet në një qeveri teknike. Në një lidhje direkte me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj pas tensioneve në Kuvend, Zhupa ka theksuar se qëllimi fillestar i opozitës nuk ishte të ndalonte futjen e deputetëve të mazhorancës në Kuvend, por kishin si qëllim të futeshin brenda.

Gjithashtu Zhupa theksoi se deputetët e opozitës sot kërkuan të zbatonim rregulloren e Kuvendit, pasi mandatin e tyre si deputet nuk mundet t’ua heq as Klotilda Bushka dhe as Edi Rama.

Deputetja e PD, Ina Zhupa: Besoj ju e kuptoni se nuk ishte një seancë normale sepse një seancë normale nuk ka deputetët që hyjnë nga dyert e tualetit dhe nuk ka votime ‘fap e fap’ siç firmos Edi Rama koncesionet për të cilat ka ministrat në burg. Ajo që ne u përpoqëm sot të bënim ishte të zbatonim rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën sepse mandatin tonë si deputet nuk na e heq dot as Klotilda Bushka as Edi Rama dhe askush tjetër. Ne jemi deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo që ne bëmë sot në fakt ishte të qëndronim jashtë dyerve të Kuvendit për të kërkuar që të hynim, pra qëllimi jonë fillestar nuk ishte për të ndaluar deputetët e maxhorancës apo për tu përplasur me mashat e Edi Ramës se e dimë ne se ata nuk kanë gjë në dorë. Ato janë thjeshtë kartona që përdoren kur dhe si Edi Rama iu thotë. Ne kërkonim të hynim në Kuvend. Sepse ata nuk mund të na dënojnë ne për skenarët që kanë ata në mendje.

Ne mbajmë përgjegjësi për atë që bëjmë dhe jemi njerëz të votuar nga qytetarët. Ne nuk kemi bërë asnjë vepër penale. Ne do të futeshim në Kuvend sepse na e lejon mandati jonë si deputet. Fakti që ata menduan që ne do të bënim kështu dhe ata vepruan. Kjo nuk do të thotë që ju jep të drejtë atyre që të na përjashtojnë nga Kuvendi pa bërë asgjë sepse dëgjuan se do të bëhet ndonjë skenar.

Ndër të tjera Zhupa thotë se deputetët e opozitës kanë denoncuar gjithmonë me fakte dhe me prova dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me denoncimin e bërë nga deputeti Salianji. Sa i përket protestës së 7 Tetorit Ina Zhupa iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com