Sot seanca e radhës në Kuvend, opozita me 24 deputetë të përjashtuar, çfarë pritet të ndodhë

Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare e cila pritet të mos jetë normale për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit dhe burgosjes me 1 vit të Ervis Salianjit me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.

E paralajmëroi dje kreu I grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi por pa dhënë më shumë detaje nga aksioni politik që do të ndërmarrin.

Sa i takon seancës së nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme (3 shtator)” tha Bardhi dje.

Ndërkohë PS është shprehur se do të vijojë aktivitetin e saj parlamentar sipas axhendës së përcaktuar duke lënë PD të vijojë në atë që e quajnë ‘rrugë pa kthim’

Sot hyn në fuqi vendimi I sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave.

Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, e deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit.  Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili qëlloi me këmbën e karriges në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë që ndihmuan skenarin e kaosit, duke tërhequr karriget në drejtim të oborrit të parlamentit, aty ku edhe iu vu flaka, u dha përjashtim 40 ditë. Vetëm për Edi Palokën, në mesin e 24 të ndëshkuarve pati amnisti, pasi ky i fundit u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

Menjëherë pas seancës së 30 shtatorit ndërkombëtarët kanë bërë apel për të mos përshkallëzuar tensionet dhe janë shprehur qartë se në një demokraci dhuna nuk ka vend. Ndërkohë të gjitha këto zhvillime ndodhin në një moment kur Shqipëria më 15 tetor pret të çelë negociatat për grup kapitujt e parë , ata që quhen “Themeltare’ me BE-në.

Seanca plenare 

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.9.2024.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri
4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.
5. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.
6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com