Irani: Nëse Izraeli sulmon, do të hedhim në erë objektet e naftës në të gjithë Lindjen e Mesme

Iranianët po kërcënojnë të shkatërrojnë objektet e naftës në Azerbajxhan, Oman, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nëse Izraeli sulmon Iranin.

Ata thonë se do t’i vënë flakën gjithë Lindjes së Mesme.

Në veçanti, prej disa orësh Garda Revolucionare ka përdorur kanalet që ata kontrollojnë në platformën X  për të lëshuar kërcënime që, nëse realizohen, do të nënkuptojnë “shembjen” e Lindjes së Mesme si një shtyllë energjie.

Konkretisht, nëse Izraeli vendos të sulmojë industrinë e naftës të Iranit, do të përgjigjet me goditje ndaj objekteve të naftës në Azerbajxhan, Oman, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Azerbajxhani mban marrëdhënie të ngushta me Izraelin dhe për shkak të programeve të tij të armëve, Arabia Saudite është rivali i madh i Iranit për dominim në botën arabe, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe janë shteti arab që iu afrua më shumë paqes me Izraelin në kornizën e Marrëveshjeve të Abrahamit që u nënshkruan në epokën e Donald Trump.

Ndërsa Omani gjithashtu refuzon të pranojë “udhëheqjen” e Iranit në rajon për shkak të veçorive fetare.

Të gjitha vendet prodhuese të naftës që në fakt janë ato që furnizojnë Europën me energji. Pasojat e një sulmi të tillë sigurisht që do të ishin të pallogaritshme si për ekonominë botërore, ashtu edhe për ekonomitë e Bashkimit Europian.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com