Mandati i Xhaçkës, Manja: Presim opinionin e Venecias, s’është çështje e mbyllur për Kuvendin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka thënë se mandati i Olti Xhaçkës nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin teksa ka shtuar se do të presin opinionin e Komisionit të Venecias.

Ulsi Manja: Nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin, e kemi dërguar atje. Çështja është në Komisionin e Venecias. Do të presim opinionin e Komisonit dhe do të ketë një vendimmarje për Kuvendin. Mbi Kuvendin e Shqipërisë, sovranit nuk mund t’i imponohet askush.

Në një prononcim për gazetarët pas vendimeve të Këshillit të Ministrave, referuar bojkotit dhe tensioneve nga ana e opozitës, Manja ka thënë se hallet dhe sfidat e Shqipërisë nuk zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë.

Ulsi Manja: Bëj me dije poziconin e qeverisë në një rrugë pa kthim që është rruga e integrimit të Shqipërisë në BE. Shqiptarët kanë probleme që kërkojnë zgjidhje dhe zgjidhjet vijnë me punë dhe me objektiva të qarta dhe nuk mendoj se ka një rrugë tjetër pa kthim përveç kësaj rruge që thashë unë. Hallet dhe sfidat e Shqipërisë nuk zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë. Kjo është rruga pa kthim dhe pa krye për ata që kanë marrë përsipër të bëjnë, por që kjo nuk i shërben as Shqipërisë dhe as shqiptarëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com