Dhuna e opozitës në Kuvend dhe kërkesa për përjashtimin e deputetëve, mblidhet sot “Etika”

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet këtë të mërkurë (2 shtator) në orën 15:00 në ambientet e Parlamentit.

Ky sekretariat do të marrë në shqyrtim ngjarjen e ndodhur ditën e hënë në Kuvend, ku deputetët e opozitës, nëpërmjet akteve të dhunës, goditën kolegët e maxhorancës, si edhe dogjën karriget e parlamentit.

Sekretariati i Etikës që drejtohet nga Klotilda Bushka, do të trajtojë gjithashtu edhe shkallën e dëmit të shkaktuar, për të cilin ligjvënësit socialistë propozuan që tu mbahet nga pagesa mujore, kolegëve të opozitës. Pas përfundimit të seancës plenare të 30 shtatorit, deputetët socialist kërkuan marrjen e masave ndëshkimore për shkaktarët e akteve të dhunës në Kuvend.

Ndërkohë, paraditen e djeshme, policia e shtetit ka depozituar në SPAK një kallëzim për 23 deputetë të opozitës, të cilët akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com