Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është mes atyre opozitarë që policia i referoi në SPAK, pas tensioneve të një ditë me parë në Parlament, ku në oborrin e këtij institucioni u dogjën edhe karriget.
Por mesa duket këtë kallëzim, deputetja Kryemadhi e ka marrë me shumë sportivitet. Në rrjetet sociale, ish kryetarja e LSI ka publikuar një video, ku shfaqet duke kërcyer, ndërsa shkruan: “Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”.
“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thote policia.
/a.r