Izraeli njoftoi nisjen e ofensivës tokësore, Hezbollahu hedh poshtë pretendimet: Nuk kanë hyrë ende në Liban

Izraeli njoftoi se ka nisur një ofensivë tokësore në Liban, pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga Hezbollahu.

Në një deklaratë, bëhet me dije se forcat izraelite nuk kanë hyrë ende në Liban, ndërsa shtohet se nuk ka pasur përleshje të drejtpërdrejta mes luftëtarëve të tyre dhe forcave izraelite.

Megjithatë grupi ka siguruar se është gati për një përballje të tillë, nëse ajo ndodh.

BBC raporton se pretendimi i Hezbollahut mund të jetë i drejtë, pasi mëngjesin e sotëm, një një zyrtar i lartë i sigurisë foli me median britanike, duke i bërë me dije se forcat tokësore izraelite kishin shkuar shumë pranë Libanit, por se ende nuk kishin hyrë në territorin tokësor të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com