PD mbledh grupin parlamentar, pritet vendimi çfarë qëndrimi do të mbajnë pas burgosjes së Salianjit

Partia Demokratike ka mbledhur prej orës 15:00 grupin parlamentar për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbajë në raport me kuvendin.

Kjo situatë vjen pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, që demokratët e konsiderojnë burgosje politike.

PD ka njoftuar zyrtarisht protestën kombëtare më 7 Tetor.

Megjithatë, demokratët duket se e kanë nisur mosbindjen civile. Prej ditës së sotme nisëm edhe bojkotimin pjesërisht të komisioneve parlamentare.

Të vetmit që shkuan sot në Komisionin e Integrimit ishin vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com