Shkrirja e akujve në Alpe, Italia dhe Zvicra po i përcaktojnë sërish kufijtë

Zvicra dhe Italia po i përcaktojnë sërish kufijtë në Alpe, për shkak të shkrirjes së akujve. Ky është një tjetër efekt që vjen nga ndryshimet klimatike. Zona e prekur shtrihet midis rajonit zviceran të Zermatt dhe luginës së Aostës dhe është një nga majet më të larta të Europës, afër disa resorteve të njohura të skive.

Në fakt, pjesa më e madhe e kufirit mes Italisë dhe Zvicrës përcaktohet nga akullnajat dhe zonat e mbuluara me dëborë. Shkrirja e tyre ka bërë që vendet fqinje të rishkruajnë shpesh kufirin. Hera e fundit ishte në vitin 2000. Italia dhe Zvicra dhe Italia i bëjnë këto ndryshime për të përcaktuar qartë përgjegjësinë për përkujdesjen në zona të caktuar dhe reagim në raste fatkeqësish natyrore apo emergjenca të tjera.

Aktualisht Zvicra e ka miratuar kufirin e ri të ndarë nga ekspertët e të dyja shteteve, ndërsa Italia pritet që ta bëjë së shpejti të njëjtën gjë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com