“Çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te…”, Zbulohet SMS e Vis Martinajt që alarmoi kreun e Grupit të PD

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka publikuar sot një mesazh që i ka mbërritur një ditë më parë në aplikacionin Signal, të cilën e ka konsideruar të rremë dhe i kërkoi SPAK-ut të hetojë për kërcënimin që po i bëhet.

Ai shprehet se ka një përpjekje kriminale për ta intimiduar përmes dokumenteve të falsifikuara, ndërsa ka publikuar edhe mesazhin.
Gazment Bardhi ka depozituar në SPAK një fotografi të mesazhit që i ka ardhur në aplikacionin e komunikimeve Signal nga një përdorues i identifikuar si “Mbreti Zog”.

Top Channel ka mësuar se mesazhi që ka shkuar dje në aplikacionin e kreut të grupit të PD-së përmbante fotografinë e disa mesazheve të shkëmbyer në rrjetin SKY- ECC, ku në njërin prej tyre, të nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër thuhej “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…” dhe ishte nisur në vitin 2021.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”, shkruan Bardhi në letrën drejtuar kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së e ka çuar telefonin e tij te një notere, e cila e ka hapur aparatin dhe ka noterizuar përmbajtjen e mesazhit që i kishte shkuar Gazment Bardhit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com