Trump fyen Harris: Kamala është me probleme mendore! Nëse vjen në pushtet, Amerika do shëndërrohet në një ferr të botës së tretë

Kandidati Republikan për Garën Presidenciale të nëntorit ka përdorur retorikën deri më tani kundër emigrantëve të paligjshëm dhe rivales së tij Demokrate Kamala Harris. Nga një tubim në Wisconsin, ish presidenti amerikan i quajti emigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara kafshë që do të pushtonin shtëpitë e amerikanëve.

“Ajo po lejon disa njerëz që të vijnë në Shtetet e Bashkuara, këta njerës do të hyjnë në shtëpitë tuaja dhe do të bëjnë çfarë ata të duan.Këta njerëz janë kafshë. Sot po qëndroj përpara jush për të bërë këtë premtim. Unë do ta çliroj Wisconsin nga ky pushtim masiv i emigrantëve të paligjshëm që janë vrasës, përdhunues, shpërndarës droge dhe anëtar të bandave të egra. Ne duhet të çlirojmë vendin tone.”

Trump e quajti Harris një tradhëtare Kombi që nuk ka mbrojtur kufinjtë e Amerikës ndërsa shtoi se kandidatja Demokrate është një person me të meta mendore.

“Kamala është me probleme mendore. Nëse një republikan do të bënte atë që ajo bëri, ai do të fajësohej dhe do të hiqej nga detyre. Një republikan që do të bënte atë që ka bërë Kamala Harris do të vihej përpara drejtësisë për kryerjen e krimeve të rënda.”

Ish presidenti Amerikan shkoi aq larg me ofendimet e tij, sa që tha se në ndryshim nga Joe Biden i cili pësoi probleme të shëndetit mendor përgjatë viteve të fundit, Kamala Harris ka lindur me këto probleme të shëndetit mendor.

“Joe Biden u përball me probleme të shëndeti mendor përgjatë jetës së tij, por Kamala Harris ka lindur kështu. Nëse vetëm mendoni për pak, do të kuptoni se vetëm një person me probleme mendore mund ti bënte vendit tone atë që bëri ajo. Nëse Kamala Harrsi vjen në pushtet e gjithë Amerika do të shëndërrohet në një ferr të botës së tretë.”

Në fjalimin e tij në Wisconsin, Trumo ishte I rrethuar nga postera të emigrantëve të paligjshëm në SHBA të cilët janë arrestuar nga organet ligjzbatouse për vrasje dhe krime të tjera të dhunshme. Në këto postera shkruhej “Ndalini Krimet e Kryera nga Emigrantët e Paligjshëm” si dhe “Dëboni Ilegalët tani.”

Përgjatë 4 vjeçarit të administratës Biden në Pushtet, rreth 7 milionë emigrantë të paligjshëm janë arrestuar duke kaluar ilegalisht Kufirin SHBA – Meksikë, një shifër rekord kjo që ka nxitur kritika të ashpra nga republikanët.

Nga kufiri Meksikë – SHBA, Kandidatja Demokrate për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit Kamala Harris bëri thirrje për kufizime më të forta ndaj emigracionit të paligjshëm dhe u zotua se do të ketë prioritet kryesor të saj ndalimin e hyrjes së fentalinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com