Latifi: Shqipëria i vetmi zë për Kosovën këtë vit në OKB

Analisti Blerim Latifi ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në OKB.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Latifi ka thënë se Shqipëria ishte i vetmi zë për Kosovën që u dëgjua këtë vit në foltoren e OKB-së. Në fund, ai ka bërë thirrje që të mos shahet Shqipëria.

“A e patë me sy dhe e dëgjuat me vesh: I vetmi zë për Kosovën që këtë vit u dëgjua në foltorën e OKB-së, ishte zani i Shqipnisë. Të tjerët folën për hallet e veta dhe krizat tjera që po e trondisin botën gjithandej.

Askush një fjali se tha për ne. Sepse, në fund të fundit, veç Shqipnia i ndjen hallet e dhimbjet tona më të thella, me të cilat bota nuk ka më kohë të merret. Prandaj mos e shani Shqipninë! Mos pshtyni mbi gjakun tuaj!”, – ka shkruar Latifi./Lexo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com