“Qëllimi është të goditet artikulimi i së vërtetës”, Boçi për vendimin e Apelit: Pas Salianjit e ka vendin në burg…

Deputeti demokrat Ervin Salianji u dënua me një vit burg për “kallëzim të rremë”, por sipas Luçiano Boçit synimi kryesor në këtë rast është që të goditet artikulimi i së vërtetës.

I ftuar në “Ditari” nga Erion Dushi në A2 CNN, nënkryetari i Partisë Demokratike theksoi se në të njëjtën mënyrë me të cilën Partia Socialiste bënte denoncime apo kallëzime gjatë kohës që ishte në opozitë, ashtu po vepron edhe Partia Demokratike sot.

“Por PD nuk ka kërkuar që të këtë dënim me burg, për denoncuesin,” shtoi Boçi.

“PD ruajti dhe ruan të njëjtin model të denoncimit me fakte të aferave korruptive. Këtë e ka bërë edhe Ervini, në të njëjtën linjë. Denoncimet janë indicie, provash dhe faktesh, që i merr me pas Prokuroria.”

Boçi hodhi akuza ndaj policisë që sipas tij, nuk është më organ i ligjit, por bashkë me organet e drejtësisë, “janë vënë në shërbim të pushtetit.”

“Pas Salijanit e ka radhën ai që guxon të kallëzojë vëllanë e kryeministrit. Çfarë krimi ka bërë Ervini? Kur s’ka vepër penale. Kjo është ajo që ka ndërtuar sot Edi Rama, një politikan i kriminalizuar.”

Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve të pranverës, nënkryetari i PD-së tha se demokratët do të bëjnë luftë që “të marrin atë rezultat që do të ishte normal në kushte normale, në një periudhë zgjedhore.”

I pyetur nëse do të kthehej si drejtues politik qarku në Elbasan, aty ku mbetet vendi vakant për shkak të dënimit të Salianjit, Boçi theksoi se për të vjen gjithnjë detyra përpara dëshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com