Qëlloi pa mëshirë ndaj familjes së tij, rrëfehet 14-vjeçari që i shpëtoi masakrës së të atit: U shtira si i vdekur

Një masakër e kryer nga Roberto Gleboni, 52 vjeç, i cili dje në mëngjes vrau gruan e tij Giuseppina Massetti, 43, vajzën e tij të madhe Martina, 25, djalin e tij më të vogël Francesco, 10, dhe një fqinj Paolo Sanna, 69 vjeç, ka tronditur shtetin italian.

Ngjarja makabre la pas vetëm djalin 14-vjeçar të autorit, i cili ka rrëfyer se si i shpëtoi vdekjes.

“Të gjithë po bërtisnin në shtëpi”, deklaroi 14-vjeçari, i cili arriti që t’i mbijetonte masakrës, duke theksuar se u shtir sikur kishte vdekur për të mos u qëlluar nga autori.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi vrau gruan dhe vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijët e tjerë, si dhe fqinjin e moshuar, autori u vetëvra në shtëpinë e nënës së tij të moshuar, në via Gonario Pinna, pasi vrau dhe këtë të fundit.

Arma me të cilën kreu vrasjet ishte një pistoletë gjysmë automatike dhe e kishte me leje.

Pistoleta u gjet nga policia në banesën e nënës së tij, pas zbulimit të masakrës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com