“Të merren masa për arrestimin e Salianjit”, del shkresa e Prokurorisë për Policinë: Çojeni në një burg të…

Pak më parë Prokuroria i ka dërguar Policise dhe Kuvendit ekzekutimin e vendimit të Apelit për Ervin Salianjin.

BalkanWeb ka zbardhur dokumentin, ku thuhet se Kuvendi duhet të marrë masat për zbatimin e vendimit penal ndaj deputetit të PD.

Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Kuvendi pritet të konstatojë faktin dhe të interpretojë Kushtetutën, duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Kuvendi më tej njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar, vakancë që do të plotësohet referuar listës shumëemërore të dorëzuar në 20121 nga PD për të njëjtin qark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com