FOTO / Turqia shpalos forcën, anijet luftarake parakalojnë në Bosfor

Forcat Detare të Turqisë kanë bërë një parakalim force në ngushticën e Bosforit në kuadër të festimeve për 486 vjetorin e Fitores Detare të Prevezës dhe Ditës së Marinës.

Parada e organizuar nga Komanda e Forcave Detare përfshiu 16 mjete lundruese, mes tyre një aeroplanmbajtëse dhe anije luftarake.

Një helikopter i ngritur nga aeroporti ushtarak i Sancaktepes i çoi përfaqësuesit e medias në TCG Anadolu, e cila është anija e parë sulmuese amfibe e Turqisë, e ankoruar në detin e Zi dhe e gjithë parada u filmua nga ajri.

Parada madhështore nuk do të ndalet me kaq pasi 13 anije luftarake sot do të vizitojnë portet e ndryshme të Turqisë në kuadër të festimeve. Ato madje do të jenë të hapura për publikun nga ora 10:00 deri në orën 16:00, në mënyrë që qytetarët turq të kenë mundësinë të vëzhgojnë nga afër fuqinë detare të vendit të tyre.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com