“Brezi juaj e lufton dot krimin?” Përplasje mes gazetarit ish-drejtuesit të policisë: Kush është arrestuar në kohën tuaj?

Përzgjiedhja e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit ka ngjallur debate në studion e emisionit “Quo Vadis” në Vizion Plus.

Gazetari Esido Barkaj dhe Shemsi Prençi, një nga kandidatët e skualifikuar nga gara, janë përplasur mes tyre për procesin e përzgjedhjes dhe për emrat që mund të drejtojnë uniformat blu.

Prençi tha se uron që disa nga kandidatët ta kalojnë vitin e ri në shtëpi dhe jo në burg, teksa theksoi se policët që janë ndëshkuar për abuzim me detyrën e tyre, i përkasin brezit të ri.

Nga ana tjetër gazetari Barkaj e pyeti nëse brezi i tij mund të luftojë krimin.

Debati:

Barkaj: Nëse ju do fitonit Policinë e Shtetit, me kë do punonit?

Prençi: Me këta.

Barkaj: Atëherë nuk qenkan aq të këqinj këta?

Prençi: Ju jeni gazetarë. Unë këtu nuk kam ardhur të vë gishtin. Ti mos kërko nga unë të përgojoj emra.

Barkaj: Absolutisht jo. Ju pyeta nëse do vendoseshit në krye.

Prençi: Ka një problem, një pjesë prej këtyre, që kemi trumbetuar me të madhe vetëpastrimin dhe nuk e kemi bërë, vetëm kur na e ka arrestuar SPAK-u.

Barkaj: Janë arrestuar edhe nga AMP-ja.

Prençi: Gjithmonë AMP atë punë ka bërë.

Barkaj: Në kohën tuaj kush është arrestuar nga policia.

Prençi: Të arrestuarit e viteve të fundit janë të rekrutuarit e brezit të fundit, askush nga brezi im dhe i Rrumbullakut nuk është proceduar apo arrestuar.

Barkaj: Brezi juaj e lufton dot krimin?

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com