Format e mashtrimeve online janë sofistikuar shumë dhe janë bërë shumë të shpeshta. Tre rastet që Policia e Shtetit ka bërë thirrje për kujdes së fundmi janë loja online Plinko, lojë e cila reklamohet në rrjete sociale si një mundësi për të fituar para, por në të vërtetë zhvaste llogaritë bankare. Mesazhet nga Meta Platforms për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, por që në fakt përmes linqeve merr të dhënat bankare dhe mesazhet për një pako postare ku duhet të japësh të dhënat përmes një linku për të tërhequr pakon.
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka shpjeguar se çfarë duhet të bëj një qytetarë i vjedhur përmes këtyre formave.
“Është e mundur kthimi i parave pasi Banka raporton për mashtrim, sidomos kur janë shifra të mëdha. Duhet të kemi kujdes se në shumicën e këtyre rasteve, personat bien pre duke dërguar para nëpërmjet transferimeve”, tha Kallanxhi.
Në total në tre muajt e fundit sektori i krimit kibernetik në Policinë e Shtetit ka trajtuar 187 vepra të evidentuara nga këto 149 janë zbuluar.
/a.r