Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Biden mban sot fjalimin e fundit

Mbi 130 udhëheqës botërore pritet të flasin në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB të martën, nën hijen e përçarjeve globale në rritje, luftërave të mëdha në Gaza, Ukrainë dhe Sudan dhe kërcënimin e një konflikti edhe më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres paralajmëroi më herët se bota po del nga binarët dhe se duheshin marrë vendime të vështira. Temat kryesore në agjendë, janë luftërat në Gaza, Ukraina, ndryshimet klimatike dhe konflikti ne Sudan.

Një prej momenteve më të rëndësishme do të jetë fjalimi i presidentit amerikan Joe Biden, që do të jetë me gjasë edhe i fundit i kësaj rëndësie në skenën botërore.

Mes atyre që do të flasin sot, janë gjithashtu presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe ai serb Aleksandër Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com