I kallëzoi 18-vjeçarja, arrestohen për ngacmim seksual dy burra në Kavajë

Dy burra në fshatin Kryevidh të Kavajës janë vënë në pranga për ngacmim seksual. Është policia e Durrësit që thotë se janë kallëzuar nga një 18-vjeçare. Kjo e fundit ka thënë se 40-vjeçari dhe 57-vjeçari e kanë ngacmuar seksualisht në një lokal.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh, pasi mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar një shtetase 18 vjeçe, se këta 2 shtetas e kanë ngacmuar seksualisht, në një lokal”, njoftoi policia.

Në pranga ka rënë edhe një 18-vjeçar në Durrës. Ky i fundit është kallëzuar nga një australiane 21-vjeçare se i riu ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë,  shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njoftoi policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com