Nesturi: Ja kur lindi projekti i shtetit bektashi!

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini, se projekti i shtetit bektashi është diskutuar që në periudhën e Ahmet Zogut.

Një ide e kësaj natyre nuk është e re. Madje që kur janë përzënë nga Turqia, kur Kryegjyshata Botërore u vendos me selinë në Tiranë që në kohën e Mbretit Zog.

Në atë kohë pati një farë jehone sepse Shqipëria me një shtet i sapoformuar pranonte brenda territorit të vet Kryegjyshatën Botërore. Ky ishte një lloj statusi për të qenë qendra e një sekti apo pjesa tjetër e një komuniteti që nuk shtrihej brenda Shqipërisë por që ka një rrezatim më të gjerë”, është shprehur Nesturi.

Ai ka nënvizuar më tej se ideja e një shteti bektashi është diskutuar edhe në vitin 2010 dhe më pas është lënë mënjanë në vitin 2012 për t’u riaktivizuar së fundmi.

Në 2010-n ka pasur lëvizje të kësaj natyre, ka pasur ide për të promovuar këtë fakt. Ka qenë këto ide dhe ka pasur konsultime në atë kohë edhe për bashkëpunime me grupin parlamentar të socialistëve që ka qenë në opozitë. Duket se kjo pati një avancim…. Nuk mund të them dot detaje sepse nuk i di, por ka pasur lëvizje për të pasur një lloj statusi të veçantë që deri në kuadrin e një minishteti.

Ka filluar që në 2010 dhe kjo është lënë mënjanë në 2012. Duket se edhe vdekja e Baba Reshatit në 2011, duket se ka influencuar në këtë gjë (ndërprerje) pasi ai ishte një shtysë edhe me lidhjet e tij, për këtë çështje. Tani duket si një riaktivizim”, ka theksuar Nesturi në emisionin “3D”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com