Tragjike në Poliçan, bie nga zetori, humb jetën 61-vjeçari

Një 61-vjeçar humbi tragjikisht jetën të dielën në Poliçan, si pasojë e një aksidenti me zetor. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në fshatin Zhitom.

61-vjeçari po punonte tokën, kur në rrethana ende të paqarta, ra nga zetori e për pasojë gjeti vdekjen.

“Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi datë 22.09.2024, në fshatin Zhitom, Poliçan, shtetasi B. Q., 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën”, thuhet në një njoftim të shkurtër të policisë për rastin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com