Aksidentoi me Jet Ski kunatin në Shëngjin, Apeli liron nga paraburgimi italianin

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka liruar nga paraburgimi shtetasin italian, Salvatore Di Tella, i cili më 18 Gusht të këtij viti shkaktoi një aksident me “Jet Ski” në Shëngjin, ku humbi jetën kunati i tij Nicola Loro.

Mësohet se ai ka vënë një shumë prej 1 milion Lekësh si garanci pasurore, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të mësës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj.

Prokuroria e Shkodrës e akuzoi atë për vrasje nga pakujdesia. Salvatore Di Tella pretendoi që në fillim se ngjarja ka qenë aksidentale.

Dy mjetet lundruese JetSki u përplasën mes tyre 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë në Shëngjin. Ato drejtoheshin secila nga dy kunetërit italianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com