Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Gjykata e Kukësit ka rikonfirmuar masat paraprake të sigurisë për 22 efektivët e policisë Rrugore, për të cilët u faktua se ishin përfshirë në një skemë vjedhjeje të pagesave të gjobave të drejtuesve të automjeteve, kryesisht shqiptarëve të Kosovës.

Gjykata e Kukësit vendosi të mos ndryshojë asnjë nga masat e dhëna më herët.

Në seancën që zgjati 9 orë, të akuzuarit u njohën me provat që organi i akuzës kishte ndaj tyre, ndërsa mbrojtja e secilit dha argumentet për veprimet dhe mosveprimet e tyre para gjyqtares Suada Kurti.

Mësohet se gjatë seancës ka pasur kundërshti të të akuzuarve për akuzat e ngritura, çka ka bërë që seanca të zgjasë për disa orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com