Presidenti Bajram Begaj dha sot një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Duke iu referuar konflikteve konflikteve në botë, Begaj shkruan se zhvillimet e fundit tregojnë se paqja nuk është asnjëherë e sigurt.
Për Presidentin Begaj, historia i njeh shqiptarët si paqedashës, model që, sipas kreut të shtetit, duhet ta shpërndajmë pasi “bota ka nevojë për të”.
“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera. Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të!”, shkruan Begaj.