Përvetësuan gjobat/ 22 policë nën akuzë, ministri Hoxha: Do ripërtërijmë trupën drejtuese të policisë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar mbi operacionin sot në Kukës. 22 efektivë u vunë nën akuzë, pasi kishin përvetësuar paratë e gjobave. 6 prej tyre u arrestuan, ndërsa pjesa tjetër u lanë në masa sigurie arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje.

Vetë Hoxha deklaron se do të ketë një ripërtëritje të të gjithë trupës policore.

“Falë një hetimi profesional të Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.

Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.

Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje”, thekson ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com