Ish-zv.ministri i Shëndetësisë “lë qelinë”, do të dëshmojë në komisionin parlamentar për “Sterilizimin”

Klodiaj Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, i cili qëndron në paraburgim prej gushtit të vitit 2023 do të dëshmojë nesër në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Sterilizimin”.

Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve konfirmuan për A2 CNN, se Rjepajt i është miratuar leje e posaçme për të lënë qelinë përkohësisht dhe shkuar në Kuvend, ku do të shoqërohet nga autoritete policore të burgjeve.

Po sipas burimeve, “OK” për të shkuar në Kuvend si dëshmitar ka marrë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, po ashtu i paraburgosur për llogari të hetimit të SPAK për “Sterilizimin”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com