VIDEO / Grabitën sende me vlerë 15 mijë euro, arrestohen “skifterët” nga Fushë-Kruja

Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës kanë arrestuar 3 persona, të akuzuar për grabitjen e sendeve me vlerë 15 mijë euro në një banesë në Tiranë. Gjithashtu është arrestuar edhe një pronar argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

Në pranga ranë L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal; F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C. Materialet i kaluan Prokurorisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com