“Kam humbur shikimin në njërin sy”/ U aksidentua dhe përfundoi në kanal, biznesmeni Kristian Boçi: Faleminderit Zot që më ruajte fëmijët!

Biznesmeni i njohur, Kristian Boçi është përfshirë në një aksident të rëndë pak ditë më parë, ndërsa në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e tij të mitur.

Ditën e sotme ai ka publikuar një video nga ambientet e spitalit, teksa shihet në gjendje të vështirë shëndetësore, por jashtë rrezikut dhe duke u rikuperuar.

Boçi ka falënderuar mjekët e Traumës teksa thotë se si pasojë e aksidentit ka humbur shikimin në njërin sy. Më tej ai falënderon Zotin teksa thotë se i ka ruajtur fëmijët, të cilët shpëtuan pa lëndime nga aksidenti, kur mjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com