Gazetarja publikon foton me të ndjerin Artan Cukun, Hoxha: Përse porositësi i vrasjes së kryekomisarit nuk i është dorëzuar drejtësisë shqiptare?!

Gazetarja Anila Hoxha, ka ndarë një fotografi me kryekomisar Artan Cukun dhe pyet se përse porositësi i vrasjes së tij nuk i është dorëzuar ende drejtësisë shqiptar. Bëhet fjalë për Bledar Jambelli, i arrestuar në Athinë.

“Foton e Artan Cukut Deshmor i Atdheut (vrarë me tetë prill 2017) ma nisi bashkeshortja e tij Marjola. Dhe mendova per te disaten here: Perse Bledar Jambelli, porositesi i vrasjes se kryekomisarit nuk i eshte dorezuar ende drejtesise shqiptare?!”, shkruan gazetarja.

Kryekomisar Artan Cuku u vra mbrëmjen e datës 8 prill 2017, teksa futej në hyrjen e pallatit të shtëpisë së tij në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë. Ekzekutori u zbulua dhe ai është Mikel Shallari, i cili ka pranuar krimin me porosi të Bledar Jambellit.

Pas arrestimit, Shallari u tregoi prokurorëve se personi që kishte porositur vrasjen e kryekomisarit ishte Bledar Jambelli, i njohur ndryshe si Rikard Muho, nga fshati Mbrostar i Fierit. Ky shtetas ishte ndaluar në vitin 2012 nga Artan Cuku në qytetin e Vlorës, sepse dyshohej si vrasës me pagesë.

Mirëpo, urdhri i atëhershëm i kryepolicit të Vlorës kishte inatosur Bledar Jambellin, i cili pesë vite më parë kishte porositur Mikel Shallarin që të kryente vrasjen. Sapo kryekomisari u afrua në hyrjen e pallatit, u qëllua disa herë me armë zjarri dhe humbi jetën. Artan Cuku është sot “Dëshmor i Atdheut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com