Preç Zogaj: PD do të bëjë autogol të madh me luftën ndaj SPAK

Analisti Preç Zogaj përsëriti në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv mbrojtjen ndaj punës së SPAK-u, ndërsa tha se PD do të bëjë autogol të madh me luftën ndaj SPAK, sepse duke përdorur Berisha rastin e vet për denigrimin e SPAK-ut, po bëhet mbrojtës i të gjithë korrupsionit në Shqipëri.

“SPAK është institucion i ri me bilanc dhe pritshmëri. Mund t’i bëhen vërejtje dhe kritika.

SPAK ka aty njerëz të ndryshëm, ka edhe njerëz me afilacion politik, por në tërësi SPAK është institucion i pavarur që mbështetet dhe asistohet nga SHBA.

Nuk ju pëlqen kjo. PD do të bëjë autogol të madh me luftën ndaj SPAK, sepse duke përdorur Berisha rastin e vet për denigrimin e SPAK, po bëhet mbrojtës i të gjithë korrupsionit në Shqipëri.

SPAK po merr në shqyrtim edhe çështje që i kanë cuar ata. 5D e ka bërë Këlliçi si denoncim”-tha Zogaj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com