E rëndë! Goditet makina e Kryqit të Kuq në Ukrainë, raportohet për viktima dhe të lënduar

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi se tre punonjës humbën jetën dhe 2 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një sulmi ajror në Ukrainën lindore.

Kryqi i Kuq nuk mund të deklarohet se kush qëndron pas sulmit, por e quajti atë një akt të papërgjegjshëm që sulmon një grup vullnetarësh që shpërndajnë ndihma.

Agjencia tha se automjetet e saj janë të shënuara qartë dhe funksionojnë rregullisht në rajonin e vijës së parë të Donetsk.

“Unë dënoj sulmet ndaj personelit të Kryqit të Kuq në termat më të ashpër,” tha presidentja e agjencisë Mirjana Spoljaric, duke shtuar se: “Zemrat tona janë thyer sot ndërsa vajtojmë humbjen e kolegëve tanë”.

KNKK tha se ekipi po bëhej gati për të shpërndarë drur dhe qymyr në shtëpitë në fshatin Viroliubivka, në veri të Donetskut, kur u godit. Shpërndarja e mallrave nuk kishte filluar ende dhe asnjë banorë nuk u prek nga shpërthimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com