I dënuar për shpërdorim detyre/ Safet Gjici përfundon në spital, vuan nga një sëmundje e rëndë

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i dënuar nga GJKKO për korrupsion, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, bëjnë me dije burime për Report Tv. Ish-kryebashkiaku socialist, vuan nga një sëmundje e rëndë.

Safet Gjici u dënua në qershor përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg, për aferën seksuale në zyrën e bashkisë, për të cilën u prangos më 24 qershorin e vitit 2023.

Apeli i Posaçëm ndryshoi vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, dhe ka dhënë dënimin tashmë me formë të prerë me 4 vite e gjysmë për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Gjicit do t’i duhet të vuajë 3 vite burg gjithsej, ndërsa duke llogaritur paraburgimin i mbeten edhe 1 vit e 3 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com