Zjarret në Shqipëri, dëmi shkon mbi 260 milionë euro

Nga Mati në Lezhë, Fier, Vlorë e më tej në Gjirokastër… zjarret e ndezura kryesisht në korrik e gusht dogjën rreth 42 mijë hektarë me pyje dhe shkurre. Kjo është sipërfaqja më e madhe e djegur në dekadën e fundit. Në krahasim me 2023-sin, zjarret në 8 muaj të këtij viti kanë djegur gati 4-fish më shumë sipërfaqe.

“Nëse do t’i kishim paraprirë situatës me masa mbrojtëse , sipërfaqja e djegur do të ishte ndjeshëm më e ulët. Si çdo vit përballemi me zjarre dhe kosto të mëdha për shkak të neglizhencës”, thotë për A2 CNN Abdulla Diku, ekspert i pyjeve.

Zjarret në Shqipëri, dëmi shkon mbi 260 milionë euro

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në gati 261 milionë euro.

“Dhe më e keqja është se pas disa zjarreve, dëmi është i pakthyeshëm. Ka sipërfaqe të cilat nuk mund të rikuperohen pasi dëmi është i pakthyeshëm. Toka ka humbur aftësitë regjeneruese dhe sipërfaqja nuk mund të rivitalizohet”, thotë Diku.

Zjarret në Shqipëri, dëmi shkon mbi 260 milionë euro

Me gjithë reshjet në këto ditë të para, ekspertët vlerësojnë se sipërfaqja dhe dëmi ekonomik nga zjarret mund të zgjerohet me vjeshtën para. “Ndër vite kemi pasur shumë zjarre gjatë muajve të vjeshtës. Nëse do të kemi temperatura të larta si vjet, rrezikojmë të kemi shumë zjarre”, thotë eksperti.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita,  Puka, Shkodra, Mati, Dibra, Bulqiza, Librazhdi, Erseka dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com