Tentuan të largohen nga restoranti pa paguar, arrestohen mashtruesit “serialë” në Korçë

Dy persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të largohen nga një restorant në Korçë pa bërë pagesën.

Në pranga përfunduan K.P., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe C. A., 32 vjeçe, banuese në Como, Itali.

Sipas policisë, pas konsumimit të ushqimit në një restorant në lagjen nr. 17, Korçë, të dy kanë tentuar të shmangin pagesën, nëpërmjet mashtrimit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com