Kërcënoi se do të vriste fqinjin me armë, policia parandalon ngjarjen e rëndë në Vlorë

Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë, duke vënë në pranga një 51-vjeçar.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale E. B. ka kërcënuar se do të vriste fqinjin me armë zjarri.

“Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një krim që mund të kishte pasoja të rënda për jetën.

Arrestohet 51-vjeçari që kërcënoi të vriste fqinjin me armë zjarri.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë në banesën e të dyshuarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri dhe kishte konflikt me fqinjin e tij, konflikt ky që kishte arritur në kërcënime serioze për jetën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 21”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. B., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, të fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com