“Balla u rrit në detyrë”, Bejko: Vota e emigrantëve, bumerang për demokratët

Për demokratin Roland Bejko, caktimi i Taulant Ballës si Drejtues politik për Diasporën në Asamblenë Kombëtare të PS, nuk ishte një ulje në detyrë, por e kundërta.

Sipas Bejkos, Balla do të ketë në dorë po aq votues sa ka brenda Shqipërisë dhe nisur nga akuzat e ngritur ndaj tij, duke shfrytëzuar lidhjet me krimin dhe paratë e pista do të bëjë “namin” me votën e emigrantëve.

Bejko tha në A2 se votimi i emigrantëve do t’i kthehet në bumerang opozitës, pasi procesi i votimit me postë është i pamundur të kontrollohet.

“Vota e emigrantëve po diskutohet shumë pak në ekrane. E di çfarë do të ndodhë me votën e emigrantëve? Do të ndodhë ajo që thotë Edi Rama, do ta nxjerrë opozitën me më pak mandate se në 1997. Sepse gati po aq votues që ka Brenda Shqipërisë ka dhe jashtë Shqipërisë. Ai nuk e uli në detyrë Taulant Ballën, por e ngriti. Për mendimin tim Balla ka marrë pjesën e luanit dhe kush më mirë se ai që ka qenë ministër i brendshëm, ka pasur akuza për lidhje me krimin dhe paratë e tyre do të përdoren për të rekrutuar emigrantët. Emigranti do të votojë me zarf. Do të shkojë politikani, do t’i pyesë sa ju bën vota dhe do mbushë zarfin me lekë. Procesi do jetë i pakontrollueshëm, do ketë votim kolektiv. Do të bëhet nami me votën e diasporës. Demokratëve do t’iu kthehet në bumerang”, tha Bejko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com