“Është sekret…”, detaji në bluzën e vrasësit të babait që tërhoqi vëmendjen në sallën e gjyqit

Në fund nuk e mbajti dot sekret… Teksa doli para trupit gjykues për të mësuar masën e sigurisë pasi akuzohet për vrasjen e babait të tij, Esmerald Balla mbante të veshur një bluzë të bardhë, me mbishkrimin “It’s a secret” – “Është sekret”.

Por, sekreti i tij u zbulua shpejt. Edhe pse denoncoi në polici se babai ishte zhdukur, autoritetet arritën të zbardhnin ngjarjen dhe të arrestonin djalin.

Gjykata e Durrësit la në burg Ballën dhe shokun e tij Edison Brahaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtori i autorit, pasi dyshohet se ndihmoi në hedhjen e trupit të pajetë të Enver Ballës në pus.

Gjatë seancës së masës së sigurisë në Durrës Balla u shfaq i penduar ndërsa i qëndroi versionit të tij të parë se ngjarja ndodhi pas një konflikti me babain dhe se e kishte qëlluar për vetëmbrojtje.

30-vjeçari akuzohet se vrau babanë pas konflikteve të vazhdueshme për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri tjetrin. Pas konfliktit në stanin e familjes Esmeraldi qëlloi me pistoletë 62-vjeçarin Enver Balla.

Më tej ai kërkoi ndihmën e Brahajt e të dy hodhën trupin e të ndjerit në pus. Ngjarja fillimisht u denoncua si humbje kontaktesh nga vetë Esmeraldi por policia dyshonte për krim në familje.

Pas seancave të pyetjeve lidhur me konfliktin babë e bir 30-vjeçari tregoi për ngjarjen e rëndë dhe çoi hetuesit tek pistoleta dhe pusi ku kishte hedhur trupin e babait të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com