Rusia akuzon Perëndimin se po përdorë kartën e integrimit në bllok, për ti bërë presion vendeve si Serbia dhe Turqia, t’u bashkohen sanksioneve anti-ruse. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ju referua interesit të Turqisë për t’iu bashkuar BRICS, aleancës së ekonomive më të mëdha në zhvillim, pjesë e të cilës janë Rusia dhe Kina.
Lavrov thotë se Bashkimi Europian po paralajmëron Ankaranë se hyrja në BRICS është e papajtueshme me integrimin në bllok dhe politikën e unifikuar në fushën e sigurisë. Një qasje te tillë sipas shefi të diplomacisë së Moskës, Perëndimi ka edhe ndaj Serbisë, shkruan A2 CNN.
“Është një urdhër i hapur për t’iu bashkuar sanksioneve anti-ruse, nëse Turqia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. E njëjta gjë është e vërtetë edhe në rastin e Serbisë. Ata i thanë asaj se do të rinovojnë negociatat aktive për anëtarësimin në BE, se e shohin atë si pjesë të ‘familjes evropiane’, por se është e nevojshme të njihet pavarësia e Kosovës dhe të mbështeten plotësisht sanksionet antiruse”, tha Lavrov.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka theksuar në disa raste se vendi aspiron të bëhet anëtar në aleancën e BRICS, por ende është konfirmuar nëse Anakaraja ka aplikuar zyrtarisht siç po pretendon Moska. Erdogan, pretendon se vendi i tij duhet të zhvillojë njëkohësisht marrëdhëniet me Lindjen dhe Perëndimin.
Rusia dhe kina kanë përshpejtuar përpjekjet për të zgjeruar aleancën, si mënyrë për të rritur ndikimin global. Putin i ka bërë ftesë edhe presidentit serb Vuçiç të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, por ky i fundit ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen. “As nuk e kam pranuar e as e kam refuzuar”, tha ai.