8 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama: Gruaja e paqes në botë

Gruaja e paqes në botë”, kështu shkruan Kryeministri Edi Rama për Nënë Terezën në këtë 8-vjetor të Shenjtërimit të saj.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një prej thënieve të Nënë Terezës.

Mirëmëngjesi dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Kjo e enjte (5 shtator) shënon 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.

Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com