Një 41-vjeçar italian ka humbur jetën pasditen e sotme pasi ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:59, në plazhin e Delisufit në Vlorë, kur shtetasi italian F. S., 41 vjeç, banues në Itali, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit.